Liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin nënshkruan marrëveshje për njohjen e diplomave dhe letërnjoftimeve

0
232

Në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, i cili po mbahet sot në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, nga ana e kryeministri dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tre marrëveshje rajonale për mobilitet. Marrëveshjet i referohen njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, mjekësinë stomatologjike dhe arkitektët, si dhe lëvizja lirshëm me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimorë, njofton Portalb.mk.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare duhet të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, dhe ai duhet të kontribuojë për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.