Qytetarët janë shqetësuar shumë nga ky tërmet, pavarësisht nga forca e tij, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh se sot 12 vjet më parë, në Kralevë ndodhi një tërmet shkatërrues.
Natën ndërmjet 2 dhe 3 nëntorit, zona rreth Kralevës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter, në të cilin humbën jetën dy persona dhe rreth 200 persona pësuan lëndime të lehta.
Disa qytetarë janë frigwsuar shumë sot.
“Më dukej se ishte shumë më e fortë se këto 2.3 ballw. Madje e ndjeva të dridhej toka derisa isha jashtë” thotë një banor i Kralevës.
Ata që jetojnë në ndërtesa të larta janë gjithashtu të mërzitur. Sipas njohurive tona nuk ka dëme, por të gjithë janë të shqetësuar se nuk do të ketë lëkundje më të forta të tokës.








