TEKSTET SHKOLLORE TË SJELLURA NGA KKSH TË PA PËRDORSHME, NUK PËRPUTHEN PLANET MËSIMORE

0
261

Kandidati për kryetarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Partia Demokratike Agim Haliti sot para Forumit të Gruas të Partisë Demokratike ka shpalosur programin për zgjedhjet e KKSH-së që do të mbahen më 13 nëntor 2022.

Para të pranishmeve, Haliti theksoi se po fillon kampanjën pikërisht me gratë, nënat dhe motrat shqiptare, të cilat përherë kanë qenë dhe mbeten shtylla kryesore e familjes. Kryetari Agim Haliti gjithashtu u ndal edhe te përdorimi i simboleve kombëtare, ku gjatë mandatit që po lëmë pas, flamuri është përdorur vetëm për paraqitje mediatike, por nuk është punuar mjaftueshëm për zgjidhjen e përdorimit të lirë të tij.

Në mesin e të pranishmeve kishte edhe profesoresha, të cilat potencuan problemin e teksteve shkollore, sipas të cilave, është bërë shumë zhurmë mediatike, por ato nuk po mund të përdoren përshkak të mospërputhjes së planeve mësimore me temat në ato tekste.

Problemin e teksteve mësimore e kanë theksuar edhe më herët mësimdhënës të ndryshëm, të cilët kanë potencuar se tekstet shkollore të promovuara nga KKSH në shkollat fillore janë të pa përdorshëm dhe përveq selfive që janë bërë më ato libra, duke përdorut në këtë rast edhe nxënësit, nuk ka patur ndonjë dobi të theksuar, sepse nxënësit prap janë detyruar të blejnë dhe kopjojnë tekstet e mëparshme, si pasojë e mos përputhjes së planprogrameve.

Përsa i përket shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, sipas drejtorisë së shkollës, kjo vatër arsimore nuk ka as edhe një tekst mësimorë të siguruar nga KKSH, që nënkupton se Brenda përplotë katër viteve KKSH nuk ka arritur ti sigurojë asnjë tekst në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të arsimit të mesëm./LajmiAL/