Vetëm katër ditë para se të përfundojë regjistrimi i popullsisë, delegacioni më i lartë i OSBE-së në Serbis të premtën do të qëndrojë në Bujanoc.
Këtë delegacion do ta kryesojë shefi i OSBE-se në Serbi Jan Brathu i shoqëruar nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica Nacionale Kairat Abdrakhmanova.
Që të dy do të kenë takime të ndara me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin.
Sipas infoprmacioneve që ka siguruar LajmiAL, njëra ndër temat e cila do të diskutohen është edhe pjesmarrja e shqiptarëve në regjistrim.
Gjatë takimeve të agjendës së mëposhtme do të diskutohen edhe tema tjera sikurse edhe pasivizimi, por edhe vazhdimi I dialogut për planin shtat pikësh.
Agjenda:
Nesër në komunën e Bujanocit zhvillohen disa takime, sipas kësaj agjende:
09:00 – 09:45 – Takimi i Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale Kairat Abdrakhmanova me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin (takimi zhvillohet në kabinetin e kryetarit Arifi)
10:30 – 11:20 – Takimi i shefit të OSBE-se ne Serbi Jan Brathu me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi (takimi zhvillohet në kabinetin e kryetarit Arifi)
13:30 – 15:30 – Takimi i Palëve të Interesuara të Departamentit të Bujanocit (takimi zhvillohet në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc)












