Nëse ka dhjetë vende të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës (ka), Beogradi duhet të jetë i përgatitur të ofrojë një numër proporcional të vendeve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin serb (ku sot nuk ka asnjë”, ka shkruar Daniel Serwer.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka konfirmuar se propozimet e analistit amrikan Daniel Serwer dhe të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar janë diskutuar gjatë takimeve që kanë patur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amërikës delegacioni nga Lugina e Preshevës.
Arifi është shprehur optimist në përpjekjet e tyre dhe përkrahjen amerikane.
“Atëherë, ajo që mund të them është se këto tema e propozime i kemi ngritur e diskutuar bashkë me prof. Serwer dhe me z. Escobar po ashtu. Ne besojmë në përpjekjet tona dhe përkrahjen e parezervë amerikane që po e sforcojmë çdo ditë” ka thënë Arifi.
_______________________________________________________________
“Reciprociteti është një parim themelor diplomatik. Vizitorët e mi më thanë se njerëzit në Departamentin e Shtetit preferojnë termin “simetri”. E pranoj se nuk e kuptoj ndryshimin. Çështja është se çfarëdo që të kërkoni nga dikush tjetër, duhet të jeni të gatshëm të jepni diçka të barabartë në këmbim, nëse ekziston një ekuivalent. Pra, nëse ka dhjetë vende të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës (ka), Beogradi duhet të jetë i përgatitur të ofrojë një numër proporcional të vendeve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin serb (ku sot nuk ka asnjë”, ka shkruar Daniel Serwer.
Ai ka thënë se reciprociteti duhet të implementohet edhe kur vjen puna tek Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Serwer ka thënë se Asociacioni s’duket të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa ka një shoqatë e komuniteteve shqiptare në Serbi.
“Ky parim duhet të zbatohet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që Beogradi dëshiron të formohet brenda Kosovës. Ajo nuk duhet të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa një shoqatë e krahasueshme e komuniteteve shqiptare brenda Serbisë”, ka shtuar Serwer.












