Nga shkollat dhe ndërmarrjet kërkohet kursimin e energjisë elektrike

0
186

Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit si dhe të Ndërmarrjeve Publike sot kanë marrë instrukcionet nga ana e  pushtetit lokal për kursimin e energjisë elektrike.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi kërkoi nga drejtorët që ti respektojnë masat e aprovuara nga Ministria e Energjetikës dhe Minierave me qëllim që ti shmangen edhe gjobave. Arifi gjithashtu kërkoi nga drejtorët që ta caktojnë nga një person i cili do të kujdeset për aplikimin e masave për kursimin e energjisë elektrike. 

Planin e kursimit drejtorëve ia sqaroi kryeshefja për investime kapitale Fazila Azemoviç e cila kërkoi nga ndermarrjet dhe shkollat që ti përmbahen planit të kursimit, duke potencuar se komuna e Bujanocit është ndër komunat e pakta në Serbi e cila ka kursyer më së shumti energji elektrike.

Ajo gjithashtu kërkoi që ti vendosin edhe ndriçimet led të cilat edhe shpenzojnë më pak energji elektrike. 

Drejtori i sh.m “Sezai Surroi “ Zejni Fejzullahu duke folur për kursimin e energjisë elektrike, potencoi se ky institucion arsimorë për shkak të gjendjes ku mësojnë edhe nxënësit e sh.f “Branko Radiçeviç” është e vështirë që ti përmbahen kursimit të energjisë elektrike sepse në këtë objekt tash mësojnë tre ndërrime, njejt sikurse edhe me shkollën e mesme “Sveti Sava”.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbi masat e efiçiencës së energjisë elektrike, gjegjësisht zëvendësimin e dyerve dhe dritareve dhe paisjen me solarë përmes konkursit. 

Lidhur me këtë të fundit kryeshefja Azemoviç premtoi se pushteti lokal do të bëjë të pamundërë që ti dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve./LajmiAL/