Kryetari i komunës Bujanocit Nagip Arifi sot ka nënshkruar urdhëresat në vlerë prej 71.000€ euro për stimulinin e 118 bujqëve të komunës së Bujanocit, lajmin e ka bër të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social vet Arifi.
71.000 EURO PËR 118 BUJQ
Sapo nënshkrova urdhëresën për pagesën e 8.323.498,48 dinarë, apo 71.000 euro për 118 bujqit e komunës sonë, të cilët janë përfitues të subvencioneve në fushën e bujqësisë dhe bletarisë.
Shpresoj që makinat dhe pajisjet tjera bujqësore të shërbejnë për rritjen e rendimenteve bujqësore.
Përveç kësaj, këtë vit kemi ndarë edhe për 4 milionë dinarë për mbarësimin artificial të kafshëve, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit./LajmiAL/












