Covid-19 nuk po gjen qetsi në rrethin e Pçinjës

0
189

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë 24 orëve të fundit 162 persona nga territori i rrethit të Pçinjit janë testuar ndaj Covid 19.

Analizat kanë treguar se 63 persona janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 36 nga Vranja, 11 nga Surdulica, 8 nga Presheva, 3 nga Bujanoci,  dhe nga 2 raste kanë Tërgovishta dhe Vlladiqin Hani dhe 1  Boseligradi.

Këto janë të dhënat e ditës së hënë./LajmiAL/