LUCIFER PO MBËRRIN, SERBIA SHKON NË +40! Dy foto tregojnë se çfarë temperaturash fillojnë nga nesër

0
241

“Lucifer”, vala tropikale e të nxehtit që tashmë po pushton Evropën, po i afrohet Serbisë, ndaj do të pasojnë ditë e netë me vapë të padurueshme dhe fuqinë e saj mahnitëse tregojnë më së miri dy imazhe nga hapësira.

Sipas klimatologëve, në Serbi pritet një nga verat më të nxehta, duke gjykuar nga parashikimet. Ndryshimet klimatike kanë vënë një “alarm të kuq” në botë dhe në vitet e dekadat në vijim na presin ndryshime gjithnjë e më të dukshme, ku përfshihen edhe valët e të nxehtit me temperatura 40 e më shumë gradë.

Në parashikimin e publikuar nga meteorologu Marko Çubrilo, nga nesër mund të presim fillimin e mbretërimit të “Luciferit” në Serbi.

Kur pason kulmi

Kulmi i valës së të nxehtit pritet rreth datës 26 korrik, pas së cilës është i mundur edhe freskimi.