99% e votave të numëruara, shqiptarët ende pa asnjë deputet

0
235

Parlamenti i Serbisë pritet të mos ketë asnjë zë shqiptar në legjislacionin e ri.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka proceduar 98,73 % të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ku shqiptarët nuk do të përfaqësohen në parlament.

Dy listat shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur deri më tani të marrin votat e nevojshme që të kenë ulëse në Kuvend.

Sipas rezultateve të fundit, “Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë deri më tani besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht ka 9,654 vota, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë deputet.

Gjithashtu edhe lista tjetër e shqiptarëve e kryesuar nga Shqiprim Arifi, “Alternativa për Ndryshim” ka marrë besimin e shumë pak votuesve. Ajo deri më tani ka 0.09 për qind apo 3.277 vota, që do të thotë se do të mbetet jashtë Kuvendit.