Më 06 tetor ka përfunduar afati i thirrjes publike për sanimin e enrgjisë efektive, gjegjësisht zëvendësimin e dyrve dhe dritareve nëpër ekonomitë familjare në teritorin e komunës së Bujanocit.
Koordinatori i komisionit për sanimin e energjisë efektive në teritorin e komunës së Bujanocit Besart Bakiut u shpreh se, në Administratën komunale gjegjësisht drejtoratin e caktuar janë paraqitur gjithsej 28 aplikacione nga teritori i komunës së Bujanocit për thirrjen publike për sanimin e enrgjisë efektive, gjegjësisht zëvendësimin e dyrve dhe dritareve.
Ta gjitha aplikacionet tashmë janë hapur por jo të gjitha e kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar, gjë që mund të ndikojë edhe në refuzimin e kërkesës.
Sipas Bakiut gjatë ditës së nesërme komisioni i caktuar do të del në teren për të evidentuar gjendjen faktike, gjegjësisht nëse dyert dhe dritaret janë nga druri, madhësia e tyre dhe çështjet tjera që janë të parapara me shpallje.
Nga ana tjetër komisioni nga 6 kompanit që kanë aplikuar për pjesmarrje në këtë shpallje gjegjësisht për zëvendësimin e dyrve dhe dritareve ka përzgjedhur 4 prej tyre, dy nga komuna e Buajnocit, një nga Vranja dhe nja nga Rashka.
Granti i cili do të shpërndahet në këtë thirrje publike kap shumën 2 milion dinarë ndësa mbulohet nga Ministria e Minierave dhe Energjisë dhe nga komuna e Buajnocit, shuma maksimale të cilën mund ta përfitojnë qytetarët është 50% nga shuma e përgjitshme për sanimin e dyerve dhe dritareve./LajmiAL/












