Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 319 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 17 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 16 janë nga Vranja dhe 1 nga Bujanoci, ndërsa komunat tjera gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë patur raste të reja të të infektuarve.
Në komunën e Bujanocit deri më tash janë dhënë rreth 35 mijë vaksina, ndërsa me dy doza janë vaksinuar rreth 16 mijë qytetarë.
Numri i të vaksinuarve me dozën e tretë edhe më tej mbetet më i vogël, aktualisht persona të vaksinuar me dozën e tretë në komunën e Bujanocit akoma nuk ka arritur në 4 mijë.












