Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 498 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 142 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 70 janë nga Vranja, 31 nga Surdulica, nga 14 raste të reja kanë Vlladiçin Hani dhe Bujanoci, 12 nga Boseligradi dhe 1 nga Presheva./LajmiAL/












