10 raste të reja me Covid-19 në Bujanoc

0
263

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 314 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 63 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 32 janë nga Vranja, 10 nga Bujanoci, 7 nga Vlladiqin Hani, 6 nga Surdulica, 4 nga Presheva, 3 nga Boseligradi dhe 1 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së enjte./LajmiAL/