Asfaltimi i rrugës në lagjen Shteke në fshatin Tërnoc, përveç se ka lehtësuar dukshëm qarkullimin e familjeve që jetojnë në këtë pjesë të fshatit, mund të konsiderohet edhe për një rëndësi tjetër.
Kjo rrugë viteve të fundit është bërë jashtëzakonisht e frekuentuar për faktin se ekziston një çezme ku popullata mbush ujë për pije.
Punimet në asfaltimin e rrugës i ka përcjellur nga afër edhe vet kryetari i komunës Nagip Arifi.

“Pavarësisht se sa familje e përdorin këtë rrugë ne e kemi parë obligim që ti ofrojmë kushte qytetarëve tanë.
Por vendosja e çezmes ku shum qytetar tanë mbushin ujë për pije, në mënyrë vullnetare dhe me shpenzime personale nga Qenani e ka bërë edhe më të rëndësishme këtë rrugë.
Ne do të vazhdojmë që me projekte të ndryshme të jemi gjithnjë afër qytetarëve tanë me qëllim që tu ofrojmë kushte më të mira për të jetuar” u shpreh kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Asfaltimi i kësaj rruge jashtëzakonisht do të lehtësojë qarkullimin, veçanarisht do të mbetet projekt i paharruar për këtë lagje që do ta përkujtojnë në çdo përvjetor të Simbolit Kombëtar./Lajmi-AL/












