Pensionistët në Serbi do të përfitojnë rritje të pensioneve prej 7.5 për qind nga dhjetori i vitit 2026, ndërsa pagesat e para me shumën e re pritet të realizohen në janar të vitit 2027.
Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, rritja do të zbatohet automatikisht nga Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIO), pa pasur nevojë që pensionistët të paraqesin kërkesa të veçanta.
Për shembull, një pensionist që aktualisht merr 60.000 dinarë në muaj, pas rritjes do të marrë 64.500 dinarë, ose 4.500 dinarë më shumë çdo muaj.
Në nivel vjetor, kjo përkthehet në 54.000 dinarë shtesë.
Rritja prej 7.5 për qind do të përfshijë gjithashtu edhe vlerën e pikës së përgjithshme, pensionin minimal dhe disa kompensime të tjera që paguhen nga Fondi PIO.












