Në Teatrin e Preshevës është rihapur skena e rinovuar teatrore me shfaqjen ”Tri mendje në ankand” e autorit Ferdinand Hysi, në regjisurën e Afeida Boriqi Mehmeti dhe në interpretim të: Gani Veselit, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu, Gjelbrim Emini.
Një platformë intriguese e sendërtuar në mes të teatrit simbolik dhe formave koncepetuale të tri mëndjeve ankanduese në një rrethanë absurdizmi. Personazhet e autorit variojnë brenda vetvetes – logjikës së mendimit filozofik, duke shpikur ide, koncepcione, forma abstrakte, vrima të shiut që supozohet që kanë ngelur të qara si njollë e zezë nga formacione strukturore diktatoriale në rrethana post-traumatike nga një regjim totalitar i njohur në rajonin ballkanik.
Drama luhej brenda rubikonit simbolik në frymen e zhargonit psiko-komik.
Një skenografi statike por e ideuar për një ”c’mendi” të një lloji të caktuar që mund të sintetizohet si mur i bindjeve, vuajtjeve, dhembjeve, mur i lotëve, apo, mur ndarës mes botës reale me irralen.
Një dritare qëndronte e hapur për të ruajtur mbase një lidhje me synimin – qëllimin e tyre, megjithëse, personazhet, kishin dy zgjidhje – një derë, që nuk ishte derë klasike por më tepër dukej si dere imagjinare mbi të cilën nunacohej truri i tyre në sensin e pikturës abstrakte dhe një kukëll e veshur me gazeta ditore që përfaqësonte popullin – pritjet dhe verdiktin e mendimit të polarizuar popullor.
Aktorët luanin brenda këtyre kufinjëve, ndersa tortura ndaj tyre shfaqej nëpërmes dritave – energjisë elektrike dhe personit te gjelber që supozohej se ishte maske e pushtetit te padukshëm. ”C’mendia” reflektohej edhe në formë të kontrollave klasike…!
Shkaqet që qojnë deri në atë derxhe – derë, ngelen të pa artikuluara apo me mire thene të hermetizuara. Personazhet duken të ”c’mendur” por veprojnë si mendimtar – filozof.
Paraqitja e ndërkombëtarëve si forma të njohura paqësore, këtë rast, ata shfaqen per te shprehur mbështetjen e tyre me një kërbaq simbolik – ”poronografik” tendencë, botëkuptim – metodologji që nuk dallon shumë nga pushtetet totalitare…
Aktrimi ishte nivel, i ndjerë, dinamik, emocinonal, humori qe prezent, imazhet e tyre ishin adapat me karakteret, sikundër që kishte dhe regjisure të ndjerë në harmoni me stilin, gjetjet dhe me frymen e pergjithshme artistike.
Nga: Naser Shatrolli












