Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Vranjë, në bazë të urdhrit të Gjykatës së Lartë në Vranjë, kanë kontrolluar lokalet dhe rrethinën e afërt të varrezave shqiptare në Bujanoc dhe kanë gjetur një automatik në arkivol, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në bastisje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë fetare islame në Bujanoc.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, Departamenti në Bujanoc, automatiku do të dërgohet për ekspertizë, pas së cilës prokuroria do të vendosë për kualifikimin e veprës./LajmiAL/













