Përfaqësues të KA dhe USAID-it  priten nga drejtori i Sh.K Jetmir Ismaili

0
167

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili ka prit sot në takim përfaqësuesen e këndeve amerikane në rajon dhe përfaqësuesin e USAID-it

Sipas Ismailit së shpejti do të organizohet një ekspozitë me temën 20 viteve të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet USAID-it.

Postimi i plotë i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailit

“Sot kishmi takim me znj. Sarah Ziebell përgjegjëse për Këndet Amerikane në rajon dhe z. David Kahrmann nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim USAID.

Qëllimi i takimit është prezantimi i znj. Sarah Ziebell si personi që do të jetë përgjegjëse për bashkëpunimin me American Houses.

Z. David Kahrmann diskutojë mundësinë e mbajtjes së një ekspozite. Tema e ekspozitës do të jetë kremtimi i 20 viteve të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet USAID-it”