Edhe të pasivizuarit pa dokumente valide mund të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë në Serbi

0
202

Në komunën e Buajnocit sot kanë qëndruar Ambasadori i OSBE-së në Serbi Jan Brathu, ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Shoqëror Gordana Çomiq, dhe Drejtorin i Entit Republikan Statistikor në Serbi Miladin Kovaçeviq.

Gjatë këtij takimi thuhet të jetë biseduar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi i cili pritet të fillojë më 1 tetorë të këtij viti.

Gjatë konferencës për shtyp Ambasadori i OSBE-së në Serbi Jan Brathu i pyetur nga LajmiAL se çka do të ndodhë me personat e pasivizuar të cilët nuk kanë as dokumente valide, u shpreh se kjo është çështje teknike por sipas standardeve të BE-së në regjistrim të popullsisë mund të përfshihen edhe personat që nuk janë në vend, për të cilin dëshmojnë familjarët.

I pyetur konrektisht për të pasivizuarit, Brathu por edhe ministrja Çomiq që të dy e konfirmuan se mund të regjistrohen edhe personat që nuk kanë dokumente valide, vetëm nëse dikush nga familjarët dëhsmon se ai përson ekziston, këtë e mundësojnë standardet e BE-së u shprehën Brathu dhe Çomiq

Sikurse ambasadori Brathu poashtu edhe ministrja Çomiq potencuan se personat që regjistrohen por të cilët nuk janë këtu do të regjistrohen si jorezident, ndërsa ata që janë këtu do të regjistrohen si rezident.

Nga ana tjetër kryetari i komunës Nagip Arifi u shpreh se “Kërkova nga të pranishmit që t’i mundësohet regjistrimi edhe qytetarëve tanë që përkohësisht jetojnë në botën e jashtme, që regjistruesit në teren të pranohen sipas propozimeve të kryeshefit të administratës komunale, të mundësohet regjistrimi online, si dhe të aplikohen standardet e regjistrimit si në vendet demokratike.

Kërkova, gjithashtu nga ambasadori Brathu që misioni i OSBE-së në Serbi të jetë garantues për një proces të rregullt të regjistrimit” u shpreh Arifi.

Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Shoqëror Gordana Çomiq, ka potencuar se “Ministria e punonë atë që e thotë, dhe kjo është, asgjë pa shqiptarët dhe pa shqiptarët në tavolinë.

Asgjë rreth zgjidhjes për regjistrim të shqiptarëve në Serbi pa propozim të përfaqësuesve të pakicës shqiptarë dhe asgjë pa planifikim të ardhmërisë për këtë pjesë të Serbisë pa propozim të shqiptarëve, ky është qëllimi i punës së Ministrisë” ka thënë ministraja Çomiq, duke i bërë ftesë shqiptarëve që të marrin pjesë në regjistrim.

Sikurse Ambasadori i OSBE-së në Serbi Jan Brathu poashtu edhe  ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Shoqëror Gordana Çomiq i kanë bërë ftesë komunitetit shqiptarë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi që pritet të fillojë më 1 tetorë dhe përfundonë në fund të 2022, sepse sipas tyre është me rëndësi për komunitetin shqiptarë./LajmiAL/