Parkun e shrrytëzojnë të gjithë por të paktë janë ata që e mirëmbajnë

0
762

Natyra e bukur dhe shëtitorja në dalje të fshatit Tërnoc e cila shfrytëzohet pa dallim nga të gjith, padyshim se duhet edhe të mirëmbahet në të kundërtën nuk do të na ipet mundësia që ta shijomë natyrën.

Megjithatë jo shumë persona janë të interesuar që ta mirëmbajnë, për fat të keq pushuesit e shumtë nuk janë të kujdesshëm edhe në hudhjen e mbeturinave, thotë Afrim Muharremi i cili kujdeset për mirëmbajtjen e parkut, të cilit sot i kishin ardhur në ndihmë edhe dy bashkvendas për ta kositur barin.

“Do të kishte qenë më mirë por edhe më lehtë për mua, nëse qytetarët do të ishin më të kujdesshëm në hudhjen e mbeturinave, hudhja vend e pavend po krijon shum papastërti, sidomos po i jep një pamje shum të keqe kesaj natyre. 

Këtë po e shfrytëzojmë të gjithë, andaj do të kishte qenë e udhës ta ruajmë dhe mirëmbajmë bashkarisht” thotë Afrimi të cilin e takuam duke grumbulluar mbeturinat dhe duke zbrazur shportat ku i kishte mbushir plotë 7 thasë mbeturina, e të cilat duhet bartur deri në vendin e caktuar.

“Natyra e pastërt trup i shëndoshë” por për ta respektuar këtë thënie, mbi të gjitha natyrën, duhet bashkarisht të kontribuojmë.

Afrimi i vetënuk do të kishte mundur të bënte asgjë edhe sot nëse bashkëvendasit nuk do takish ndihmuar në kositjen e barit./LajmiAL/