Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Sali Salihi ka përshëndetur sukseset e njëpasnjëshme që po tregojnë sportistë bujanocas, në veçanti klubet sportive.
Në një postim në rrjetin social Salihi ka thënë se, “Edhe një herë po dëshmohet se Bujanoci ka shpirt sportiv dhe sporti po na përfaqëson në mënyrë të denjë.”
Postimi i plotë:
Congratulations Kmf Bsk Bujanovac!
Pas sukseseve në sport të kampionit të boksit Shefat Isufit, KF Tërnocit, organizimit të Mini Festivalit Ndërkombëtar në Basketboll javën e kaluar, mbrëmë edhe klubi i futsallit BSK shënoi sukses duke u ngjitur një rang më lartë, respektivisht në ligën e dytë.
Edhe një herë po dëshmohet se Bujanoci ka shpirt sportiv dhe sporti po na përfaqëson në mënyrë të denjë.
Për këtë arsye, këtë vit buxheti komunal për sport është rritur nga 6,5 milionë në 8 milionë, e që nga viti i ardhshëm do të duhej të rritej edhe më shumë, ka shkruar Salihi./LajmiAL/












