Stacioni policorë çdo ditë i ngulfatur nga qytetarët. Fajsohen edhe politikanët për mos angazhim

0
362

Pajisja me dokumente personale për qytetarët e komunës së Bujanocit vahzdonë të jetë një sfidë më vete, pritjet me orë të tëra në hyrje të stacionit policorë për letërnjoftim, pasaport apo edhe dokumente tjera po iritojnë qytetarë.

“Kjo është e tepërt rreth 2 orë jamë duke pritur me dorzu letërnjoftimin, kjo nuk ndodhë askund, e as në qytetet tjera në Serbi. 

Dje isha me bashkshorten prita 1 orë dhe në fund më than se ka rënë sistemi, mu desht të kthehem në shtëpi” u shpreh një qytetar i mllefosur për LajmiAL. 

A po e shifni 70% jan shqiptarë duke pritur, 20% rom dhe krejt pak sheh serb duke pritur, thotë qytetari i dëshpëruar i cili si duket kishte patur kohë të mjaftueshme që ti llogaris qytetarë që prisnin edhe në përqindje.

Të dëshpëruar kishte edhe shumë qytetrë të tjerë të cilë shprehnin pakënaqësit e tyre rreth shërbimeve. 

Sa i përket rënies së sistemit, kjo për qytetarët nuk është ndonjë risi, si duket të rallët janë ata që nuk e kanë përjetuar këtë fenomen.

“Kjo është përgjegjësi edhe e politikanëve, kur po vijnë zgjedhjet ka 10 her na thirrin në telefon, tash kur na presim me orë të tëra bëhen sikur nuk na shohin, ktu as kushte për pritje nuk ka, me ra shi ski as ku strehohesh e mos të flasim karriga për tu ulur” shprehet një burrë në moshë i cili priste në radhë për pasaportë. 

Duke pritur në radhë dëgjon mendimet nga më të ndryshme, “kjo është e qëllimshme vetëm që të mërzitemi dhe të heqim dorë e pastaj të na pasivizojnë, politikanët tanë let e kanë të flasin nga karriga le të vijnë këtu të na shofin” pëshpërit njëri nga qytetarët i cili një ditë më parë e kishte përjetuar rënien e sistemit në momentin kur duhej ta merte letërnjoftimin. 

Është fakt se për tu paisur me dokumente personale në stacionin policorë në komunën e Bujanocit është një procedurë e mërzitshme, paraprakisht duhet të jesh i durueshëm e më pas edhe të kesh kohë të mjaftueshme, këto janë dy parimet e këtij procesi.

Nga ana tjetër, shumë pak qytetarë janë në dijeni se si funksion procedura e aplikimit online e cila do ti kishte mundësuar që ti shmangen pritjeve të gjata para sporteleve, sidomos gjatë aplikimit për letërnjoftim apo pasaportë./LajmiAL/