Korona akoma prezente në mesin tonë, 3 të infektuar nga Bujanoci në 24 orët e fundit

0
170

Pandemia e virusit korona edhe më tej vazhdon të jetë prezente në vendin tonë, veçanarisht në komunën e Bujanocit, e cila rrallherë po i shmanget rasteve të të infektuarve.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit edhe interesimi për imunizim ka rënë dhe qytetarët po hezitojnë që të paraqiten për vaksinim.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 236 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 24 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 19 janë nga Vranja, 3 nga Bujanoci, dhe nga 1 rast kanë konfirmuar Tërgovishta dhe Surdulica.

Në komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së enjte./LajmiAL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here