Një nga iftarët më të mirë të organizuar ndonjëher në Luginë, realizohet në Konçul

0
554

Për ti dhënë hijeshi këtij ramazani me organizimin e iftarëve më në fund ndodhi në me më të sinqertit, ata që janë ardhmëria dhe shtylla kryesore e Luginës.

Në fshatin Konçul të Bujanocit me mbështetjen financiare të Lulzim Maliqin sot është shtruar iftarë për nxënësit e shkollës fillore të fshatit, një organizim i cili padyshim se do të mbahet mend për shumë vite, sepse deri më tash jemi mësuar të shohim vetëm iftare të zakonshëm por asnjëherë buyëqeshjet në fytyrat e këtyre fëmijëve.

Lajmin e ka bërë të ditur rrjeti “Jeta në Konçul”

#Elhamdulilah një prej iftareve më të mirë të organizuar në xhami!

E ralizuam edhe këtë iftar me nxënësit e shkollës fillore të fshatit ton!

Allahu i ruajttë këta dhe familjet e tyre!

E falënderojmë Lulzim Maliqin i cili e pagoi iftarin, Allahu e shpërbleftë me të mirat e Tij, ia shtoftë Bereqetin dhe të mirat!