Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Këshillin Kombëtarë Shqiptarë e konsideron jolegjitim për ti përfaqësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës në procese të ndryshme, veçanarisht në bisedimet me qeverinë e Serbisë për planin shtatpikësh.
Sipas Arifit, subjektet që veprojn në Luginë të jenë më syhapur, që PVD mos të përvetësoj procese të rëndësishme në favor të Serbisë, për t’ia plotësuar kushtet për antarësimin e tyre në BE, pa i plotësuar rrënjësisht të drejtat e shqiptareve të Luginës.
Arifi ka thënë pëe LajmiAL, se “KNSH në përbërjen e tanishme nuk ka kurrfarë legjitimiteti për të përfaqësuar gjitha subjektet politike në Preshevë, andaj çdo marrëveshje apo kompromis është në fakt marrëveshje dy palëshe në mes PVD-së dhe qeverisë serbe në Beograd”
I pari i komunës së Preshevës gjithashtu ka potencuar se “kryetari i KNSH-së përfaqëson subjektin e tij PVD-në në këto takime, ndërsa kur kihet parasysh historiku i tij në politik si bashkëpunëtor “liberal” i qeverisë qendrore, kam frigën se do të bëjë kompromise të dhëmbshme në dëm të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”
Sa i përket çështjes së pasivizimit, Arifi është shprehur se, “është pikërisht ai që sipas minstres Qomiq ka rënë dakord që në Luginë nuk ka çregjistrim të shqiptarëve. Një deklaratë dhe veprim skandaloz i tij. Prandaj ai nuk ka substancë dhe kredibilitet për ti shtyer proceset kombëtare shqiptare, sepse ka një deficit të theksuar në atdhedashuri dhe në përgjithësi të mirën e shqiptarëve të Luginës”
Në fund lideri i APN-së Shqiprim Arifi, ftonë të gjitha subjektet që veprojn në Luginë të jenë më syhapur, që PVD mos të përvetësoj procese të rëndësishme në favor të Serbisë, për t’ia plotësuar kushtet për antarësimin e tyre në BE, pa i plotësuar rrënjësisht të drejtat e shqiptareve të Luginës./LajmiAL/












