605 student të komunës së Bujanocit sot në llogarit e tyre do të kenë ndihmën e njëhershme financiare nga buxheti komunal.
Njoftimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit.
Sot, për 605 studentët e komunës së Bujanocit, do të bëhet pagesa e ndihmës së njëhershme financiare në vlerë prej 15.000.000, mil.din. (rreth 127.120,€) .
Ky vit akademik në aspektin financiar për studentët e komunës sonë është vit i jashtëzakonshëm, pasi që me buxhetin komunal ka pasur ngritje nga 10.000.000 mil.din në 15.000.000 mil.din.
Premtuam për rritje dhe këtë e realizuam. Urojmë që studentët tonë këtë rritje financiare ta kthejnë me suksese akademike.
Suksese!












