Salihi: Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës është bashkim i ideve, qëndrimeve dhe mënyrës se si i qasemi problematikave që i kemi përpara

0
262

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk është vetëm koalicion i partive politike shqiptare në Luginë. Është bashkim i ideve, qëndrimeve dhe mënyrës se si i qasemi problematikave që i kemi përpara.

Përfaqësimi minimal në organet shtetërore, e diku edhe zero, paraqet diskriminim të pastër, për të cilën nuk duhet të heshtet. Heshtja nënkupton pranim të situatës.

Më 3 Prill, nuk do të heshtin as Nesalca e Letovica, prej nga morëm edhe përkrahjen që lista me nr.16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është adresa e duhur për përfaqësim në Parlament.