Paga mesatare neto në Serbi vitin e kaluar ishte 65,864 dinarë (558 euro), dhe më e larta në Beograd ishte mesatarisht 82,132 dinarë (698 euro).
Paga më të ulëta kanë pasur qytetarët e Bojnikut, të cilët kanë marrë mesatarisht 45.019 dinarë (382 euro), si dhe banorët e Vllasotincës, Preshevës, Razanjit dhe Svrljigut.
Paga mesatare në sektorin publik në vitin 2021 ishte 72.674 dinarë (617 euro).
Kështu, mesatarja në kompanitë publike shtetërore ishte 82,787 dinarë (703 euro), ndërsa në ndërmarrjet publike lokale 63,183 dinarë (537 euro).
Të punësuarit në administratë, në të gjitha nivelet, kanë fituar mesatarisht 75.648 dinarë (643 euro), të punësuarit në shëndetësi dhe punë sociale kanë pasur pagë prej 73.981 dinarë (628 euro), ndërsa në arsim dhe kulturë 66.323 dinarë (563 euro).
Paga mesatare në Novi Sad ishte 75,773 (644 euro), dhe 62,494 dinarë (531 euro) për të gjithë rajonin e Vojvodinës.












