“Me ftesë të kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol Halitit isha i nderuar që të jem i pranishëm në ndezjen e flakadanit për nderë të Nijazi Azemit – Komandant Mjekrra në Manifestimin Tradicional “Flakadani i Karadakut 2022”.
Vepra e Nijazi Azemit që edhe Lugina e Preshevës të jetë e lirë dhe të frymojë shqip, mbetet shembulli më i mirë për liri dhe atdhedashuri.
Ai ra heroikisht në Preshevë për të jetuar në zemrat e çdo shqiptari.
Lavdi jetës së Nijazi Azemit – Komandant Mjekrrës!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!” ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.













