Postimi i kryetarit të KKSH-së:
Sot takova shefin e ri të departamentit të politikës në Ambasadën Britanike 🇬🇧, William Hopkinson duke i dhënë edhe lamtumirën shefes së deritanishme, mikes tonë Chantel Care.
Vlerësuam lartë komunikimin e vazhdueshëm dhe marrëdhëniet, madje miqësore mes Ambasadës Britanike dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë viteve të fundit.🤝
Çështja e Luginës së Preshevës është në fokusin e Britanisë së Madhe, jo vetëm si problematikë por edhe si mundësi për të avancuar!
Falënderues që Këshilli Kombëtar Shqiptar gëzon mbështetjen e jashtëzakonshme nga faktori ndërkombëtar për iniciativat e ndërmarra. 🙏












