Kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës pjesmarrës në Manifestimin “Flakadani i Karadakut 2022”

0
349

Kryetarët e komunave të Bujanocit Nagip Arifi dhe ajo e Preshevës Ardita Sinani sot kanë marrë pjesë në Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, kushtuar jetës dhe veprës së heroit Nijazi Azemit-Komandant Mjekrrës.
Sot ka nisur Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, kushtuar jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Komunës së Vitisë. Komandant Mjekrra ra heroikisht në Komunën e Preshevës, por ai ishte i kombit. Jetoi dhe luftoi për kombin shqiptar. Për çlirimin e tij. Për lirinë e tij.