Pensionohet sekretari i sh.f “Naim Frashëri” në Bujanoc Ilmi Asllani

0
907

Njoftimi i shkollës

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një koktej me rastin e pensionimit të Ilmi Asllani, sekretar i shkollës fillore,,Naim Frashëri,, ne Bujanoc.

Në këtë ceremoni nderimi kanë marrë pjesë, të gjithë punëtorët e shkollës, dhe ish-drejtorat dhe kolegët e shkolles ,,Naim Frashërit,,.Drejtori i shkollës, Fadil Ebibi ka ndarë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Ilmi Asllani, lindur më 16 Mars 1957 në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit, shkollën fillore ka mbaruar në fshatin e tij të lindjes dhe në Rogan të Kamenicës, kurse shkollën e mesme ka mbaruar në fshatin Tërnoc. Ka vijuar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në emër të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, duke e faleminderuar për kontributin e dhënë përgjatë gjithë këtyre dekadave i urojmë shëndet dhe pension të gjatë pranë familjes, miqve e shokëve të tij!