Arifi: Pengimi i ardhjes së investitorëve të huaj në Luginë nga Beogradi zyrtarë, ka për qëllim që nga Bujanoci të krijojë një Medvegjë të dytë

0
663

Përurimi i fabrikave në qytetin e Vranjës nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi është konsideruar si prapavijë politike, e cila ka për qëllim zbrazjen e dy komunave me shumicë shqiptarë në Luginës të Preshevës.

“Hapja e fabrikave në Vranjë dhe sigurimi i vendeve të punës për qindra qyetarë të Vranjës dhe komunave tjera për rreth, kryesisht me serbë, nga ana tjetër duke lënë anash komunat e Bujanocit dhe Preshevës është një sinjal i qartë se kjo qeveri nuk është e interesuar për zhvillimin e komunave me shumicë shqiptarë Bujanocit dhe Preshevës” ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Arifi ka potencuar se, “faktori Ndërkombëtarë duhet të jetë më vigjilent në këtë drejtim dhe të reagojë urgjentisht, sepse mungesa e investimeve, gjegjësisht pengimi kompanive të huaja që të investojnë në Bujanoc dhe hapja e vendeve të punës është diskriminim rrënjësorë nga Qeveria e Sërbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

Mungesa e investimeve nga kompanit e huaja në Luginë, për të parin e Bujanocit  është si pasojë e politikës së Beogradit e cila me doemos po mundohet që ta zbrazë këtë vend nga shqiptarët, duke mos i ofruar kushte, që ka për qëllim migrimin e rinisë shqiptare.

Në Vranjë, ka thënë Arifi “mund të punësohen serbët e Bujanocit por jo edhe shqiptarët dhe kjo është metoda më e lehtë që rinia jonë mos të ketë një perspektivë për të qëndruar në vendlindje”.

Sipas Arifit, Bujnaoci para dy dekadave ka qenë një qendër e prodhimtarisë në Jug të Serbisë, fabrikat ndër më të njohurat të cilat kanë punësuar me mijëra punëtorë kanë funksionuar tek ne, sikurse fabrika e baterive “Svetlost”, fabrika “Gumolastikës” një gjigant i vërtetë, therrtorja e cila ka qenë ndër më të njohurat jo vetëm tek ne por edhe në rajon, por edhe fabrika tjera të cilat qeveria e Sërbisë i ka bllokuar edhe procesin e privatizimit.

Andaj, thotë kryetari i Bujanocit, “hapja e fabrikave në Vranjë nga presidenti Vuçiq dhe anashkalimi i Bujanocit dhe Preshevës në aspektin e zhvillimit ekonomik, njëkohësisht edhe pengimi i ardhjes së investitorëve të huaj, ka për qëllim që nga Bujanoci të krijojë një Medvegjë të dytë”.

“Metodat e tilla diskriminuese po i vuajnë edhe një pjesë e popullatës jo shqiptarë të cilat janë pre e proceseve te diskriminimit të Beogradit ndaj shqiptarëve në Luginë” ka përfunduar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./LajmiAL/