Rekomandimi mbetet për sa kohë që nxënësit dhe mësuesit janë në ambiente të mbyllura
Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Serbi do të ndjekin mësimin drejtpërdrejt në shkollë edhe këtë javë.
E reja është se nga sot maskat nuk janë më të detyrueshme, por mbeten rekomandim kur nxënësit dhe mësuesit qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Deri më tani, maskat ishin të detyrueshme për të gjithë nxënësit, punonjësit e shkollës dhe palët e treta që nga momenti i hyrjes në oborrin e shkollës deri në daljen prej tij.












