Prof. Jashari prezanton mungesën e teksteve të histories në punëtorinë ndërkombëtare “Sfidat në të mësuarit rreth historisë në Evropë”

0
635

Nën organizim të  Arsimit për shekullin XXI  dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Beograd, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit sot në Beograd është mbajtur punëtoria ndërkombëtare “Sfidat në të mësuarit rreth historisë në Evropë” e mbajtur më 10 dhe 11 mars në kuadër të programit të Frankofonisë në Serbi.

Programi organizohet nga Arsimi për shekullin 21, Zyra e Këshillit të Evropës e Këshillit të Evropës në Beograd dhe Fakulteti Filozofik në Beograd.

Në program kanë marrë pjesë edhe ekspertë nga  EuroClio – Shoqata Evropiane e Edukatorëve të Historisë.

Në ditën e pare të punëtorisë panelistë kanë qenë Prof. Dr. Marko Shuica, Fakulteti Filozofik në Beograd

– Z. Tobias Flessenkemper, Zyra e Këshillit të Evropës në Beograd

– Z. Jean-Luc Oesch, Ambasada e Zvicrës në Republikën e Serbisë, ku janë shtjelluar temat:

– Mësoni të mos pajtoheni – Edukimi për shekullin 21;

– Mësimi i historisë që nuk është ende histori 1 dhe 2 – UDI Euroclio

– Mësimdhënia rreth Holokaustit – Terraforming

Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie ndërkombëtare janë pritur në ambientet e ambasadës së Francës në Serbi nga Shkëlqesia e tijë Z. Pierre Cochard, Ambasador i Francës në Serbi.

Panelistët e punëtorisë:

– Z. Jérôme Moix, Projekti ResSources Balkans, Lozanë

– Prof. Dr. Angelos Palikidis, Universiteti Democritus i Thrakisë dhe eksperti për Regular raporti OHTE

– Prof. Dr. Dubravka Stojanoviq, Fakulteti Filozofik në Beograd

– Z. Aleksandar Todosijeviq, UDI – Euroclio

– Z. Mishko Stanishiq, Terraforming    

Në këtë punëtori  panelistët paraqitën format dhe mënyrat e ndryshme se si do të duhej të mësohet historia në shekullin 21 duke proklamuar principet themelore didaktike dhe vlerat njohëse përmes burimeve historike relevante kohore, gjithnjë duke pas parasysh se një linbër shkollor i botuar me përmbajtje të duhur me të gjitha performansat e mesimdhenies moderne mund ta transformoj të mësuarit pa paragjykime dhe stereotipe të ndryshme, do ta ndryshojnë rrënjësisht qasjen në mësimdhënien e lëndës së historisë.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe prof. Muhamed Jashari i cili prezentoi gjendjen aktuale në mësimdhënien e lëndës së historisë me theks te vaçant në mungesën e teksteve të historisë si dhe bashkpunimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” me shkollat tjera në komunë dhe jashtë saj duke potencuar aktivitetin e nxënësve të shkollës ”Sezai Surroi“ me nxënësit e shkollës  ekonomike ”Sveti Sava”. 

Ai i informoi të pranishmit me aktivitetet jashtëmësimore të nxënësve për promovimin e bashkjetesës, trashëgimisë kulturore dhe bashkpunimit të rreth shumë projekteve.

Prof. Muhamed Jashari krahas temave tjera të bashkpunimit shfrytëzoi rastin të informoj panelistët edhe për ofrimin e ambienteve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në përdorim për nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” për shkak të renovimit të shkollës në fjalë.

Të gjithë pjesmarrësit e kësaj punëtorie ishin ftuar nga Ambasadori i Amasadës së Francës, H.E.Mr Pierre Cochard, me rastin e muajit të Frankofonisë duke falënderuar për këtë aktivitet të rëndësishëm arsimorë./LajmiAL/