Plani 7 pikësh i ngecur prej mbi 3.000 ditësh, i ngecur edhe SOT!

0
221

Bisedimet rreth planit 7 pikësh i filluar mëse 8 vite më parë në Bujanoc mes Qeverisë së Serbisë dhe palës shqiptarë në Luginë të Preshevës me ndërmjetësimin e OSBE-së, asesi të fillojë të implementohet, kjo për arsyeje se një plan ti tillë nuk po mer dritën jeshille nga ligjvënësit e shtetit.

Pas një pauze të gjatë ky plan ka filluar paksa të lëvizë, edhe pse jo me një tempo të shpejtuar, megjithatë OSBE po mundohet që ti japë shpres positive        

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot kanë organizuar takimin e radhës i cili iu është dedikuar dialog social lidhur me planin 7 pikësh për integrimin në institucionet shtetërore.

Megjithatë LajmiAL ka mësuar se gjatë këtij takimi të mbyllur për media, jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

I vetmi person i cili është në rrjedha që nga fillimi i bisedimeve, mëse 8 vite më parë për planin 7 pikësh nga pala shqiptare, prezent në këtë takim kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi është ndarë i pakënqaur me prezantimin dhe shpalosjen e modalitetit nga organizatorët.

Arifi, siç ka mësuar LajmiAL, ka kërkuar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë që plani 7 pikësh duhet të miratohet duke ia cituar ligjet dhe nenet bazuar në Kushtetutën e Serbisë të cilat sigurojnë të drejtat e pakicae.

Kryetari i Bujanocit gjithashtu i ka bërë me dije përfaqësuesve qeveritarë të Serbisë se për mos implementimin e planit 7 pikësh përgjigja duhet kërkuar në Beograd jo në Luginë.

Sipas njoftimit të TK-së në pjesën hyrëse të dialogut të sotëm do të flasin ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogu social Gordana Çomiq, ministrja e drejtësisë Maja Popoviq, ministrja e punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale Darija Kisiq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Mirsad Gjerlek, ushtrues detyre i ndihmës ministrit për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë Aleksandar Adamoviq, Kryetari i Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu. Megjithatë pas përfundimit të takimit dekalrata për media kanë dhënë ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogu social Gordana Çomiq, kryetari i Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu, duke potencuar se “do të ketë edhe një takim për tu koordinuar rreth realizimit të planit 7 pikësh dhe se nuk janë shuar shpresat për realizimit e një plani të tillë”.

Se plani 7 pikësh është ende larg realizimit mund të vërehet edhe në shkrimet në reklamat e vendosura në pjesën për dhënien e deklaratave për media, ku gjuha shqipe ose e harruar ose e neglizuar nga organizatorët./LajmiAL/