LajmiAL gjatë ditë së djeshme kishte raportuar mbi gjendjen e krijuar në pompat e benzinës në Bujanoc, ku vetëm 1 nga 3 pompat sa ka gjithsej në Bujanoc kishte karburant të llojit dizel me çmim prej 179 dinarë, ndërsa 2 pompat tjera në pronësi private ishin deklaruar se nuk kanë dizel.
Megjithatë sot pas 24 orëve si duket gjendja ka ndryshuar, tash dizel ofronë edhe një pumpë tjetër por me çmim prej 187.7 dinarë për litër, kjo erdhi menjëherë pasi Qeveria e Serbisë në seancën e sotme miratoi Dekretin për kufizimin e çmimeve të derivateve të naftës Eurodiesel dhe Euro Premium BMB 95.
Edhe pse ky vendim do të hyjë në fuqi nesër dhe do të jetë i vlefshëm për 30 ditët e ardhshme deri më 11 prill ku përcakton edhe çmimin maksimal në pikat me pakicë të karburanteve, në komunën e Bujanocit kjo vetëm se ka ndodhur.
Në pompën e benzinës NIS në Bujaoc në orët e para ditës një litër naftë është shitur me çmim prej 179 dinarë, atë periudhë në dy popmat tjera nuk ka patur dizel, ndërsa në orët e mesditës lëxuesit kanë njoftuar se në njërën nga dy pompat private kanë filluar të furnizojnë me dizel por me çmim prej 187.7 dinarë./LajmiAL/












