Latifi: Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani sot bëri diskriminim femër-femër. Të ftuarat nga Shqiperia a ishin vetëm të njërës parti?

0
1039

Këshilltarja e Kuvendit Komunal të Bujanocit Tejhana Latifi Hajredini ka kritikuar organizimin e Kryetares të komunës së Preshevës Ardita Sinani lidhur Forumin e “Grave të suksesshme” për diskriminim ndaj këshilltareve shqiptarë të subjekteve tjera politike në Luginë të Preshevës.  

Këshilltarja Latifi në postimin e sajë në rrjetin social ka shkruar se,   “Sot Forumi i “Grave të suksesshme” me ftesë të Kryetares të komunës së Preshevës Ardita Sinani jan takuar në Preshevë me idenë që Gratë mbështesin Gratë, por që në start sipas mendimit tim zonja Sinani ka bërë diskriminin femër-femër” ka shkruar Latifi.

Këshilltarja Tejhane Latifi. H iu ka drejtuar kryetares së Preshevës duke i thënsë, “Z.Sinani ku ishin këshilltaret femra të partive tjera në Bujanoc???

Të ftuarat nga Shqiperia z. Sinani a ishin vetëm të njërës parti apo ishin mbështetëse edhe të partive tjera??

Pse duhet të diskriminohemi dhe pastaj të kërkojm të drejta dhe barazi nga gjinia e kundërt kur po shifet se shtypjen dhe diskrinimin po e bëjmë ndaj njëra tjetrës, të paktën edhe nëse skeni pas mundësi, më e drejtë dhe e rrugës kish qenë paraprakisht me na inform”

Në fund të postimit të sajë këshilltarja nga Bujanoci ka shkruar, “uroj dhe shpresoj që Kryetarja dhe ish profesoresha ime z. Ardita Sinani do reflektoj në të ardhmen”.

Në fotot e postuara në profilin e kryetares së Preshevës edhe pse turbullt mund të dallohet që në këtë takim të pranishëm ka patur edhe fëmijë./LajmiAL/