Muhamed Jashari profesor i historisë, njohës i mirë i rrethanave dhe ngjarjeve historike në Luginë të Preshevës dhe më gjerë emërtimin e rrugëve nëpër vendbanimet e komunës së Bujanocit e sheh si domosdoshmëri të kohës.
Prononcimet me porosi shum domethënëse të Prof. Muhamed Jasharit shpesh i kemi parë në mediume të ndryshme.
Së fundmi Historiani nga Bujanoci përmes rrjetit social na përcjell edhe një mesazh të qartë për mënyrën më të thjeshtë të qytetërimit.
Në postimin e tij Jashari ndër të tjera ka thënë se, historiku jonë ka mjaft argumente emërtuese për të u radhitur në obeliskun e qytetërimit modern.
Postimi i plotë:
Emërtimi i rrugëve të fshatrave!
Është më se e nevojshme që edhe fshatrat e Komunës së Bujanocit të jetësojnë emërtimin e rrugëve me të vetmin arsyetim: Qytetërimi i shekullit XXI.
Në anën tjetër përfundimisht të marrin emërtime të duhura dhe të hiqen emërtimet e ndryshme të cilat janë demode e kohës.
Mendoj se historiku jonë ka mjaft argumente emërtuese për të u radhitur në obeliskun e qytetërimit modern, ka shkruar Jashari./Lajmi-AL/












