Partia Demokratike sot me vendim unanim të kryesisë ka vendosë që në listën për deputet në Parlamentin e Sërbisë për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit ta propozojë Sali Salihin.
Salihi në listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” të cilën e përbëjnë PVD-PD dhe LPD do të jetë kandidati me nr.2 në këtë listë.
Aktualisht listën e përbëjnë Shaip Kamberi nga PVD, Sali Salihi nga PD, ndërsa pritet edhe propozimi i LDP-së që do të jenë në treshen e parë./LajmiAL/












