Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 211 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 17 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 8 janë nga Vranja, 4 nga Vlladiqin Hani, nga 2 raste kanë Surdulica dhe Bujanoci dhe 1 nga Presheva.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë./LajmiAL/












