Pamje të rënda: Raportohet për dhjetëra të vdekur në një ndeshje futbolli në Meksikë

0
293

Liga MX në Meksikë njihet që ka tifozeritë më të tmerrshme në botë.

Dje, gjatë ndeshjes Queretaro – Atlas FC pati një përleshje të madhe, ndërsa raportohet që janë me dhjetëra persona të vdekur,

Lufta që shpërtheu në tribuna do të mbetet në histori si një nga më vdekjeprurëset dhe më brutalet në historinë e Liga MX.

Teksa shkruajmë këtë artikull, raportohet se janë 17 të vdekur si pasojë e një rivaliteti të ashpër mes ultrasve nga të dyja skuadrat.

Pala më e prekur ishin tifozët e Atlasit, të cilët janë ata që raportojnë numrin më të madh të vdekjeve.

Nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video me pamje shumë të rënda nga jashtë stadiumit.