Në Serbi zgjedhjet për president do të mbahen me 3 prill
Zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen më 3 prill, ndërsa vendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale e ka nënshkruar sot kryetari i Kuvendit Ivica Daçiq.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
Sipas Kushtetutës dhe ligjit, zgjedhjet për Presidentin e shtetit shpallen 90 ditë para skadimit të mandatit të Presidentit të Republikës.
Daçiq tha se këto janë zgjedhje të rregullta për Presidentin e Republikës dhe se afati i fundit për dorëzimin e listave për zgjedhjet parlamentare dhe kandidatët për zgjedhjet presidenciale është mesnata e 12 marsit.












