Hyda: Në listë, nuk ka vend për kandidat, që guxojnë të thon, ”mbyllne dritaren, se po na rrehë promaja!!!”

0
543

Formimi i një liste për zgjedhjet parlamentare në Serbi ka qenë opsioni më i pritshëm, megjithatë kështu e ka politika, jo gjithherë gjërat shkojnë sipas pritshmërive.

Për anëtarin e kryesisë së PD-së Hajredin Hyda, garimi më 3 prill me një listë të vetme do të kishte qenë më i përshtatshëm, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve do të duhej të jetë i denjë, jo për një pagë mujore.  

“Kam qenë për një listë, që ajo të përfaqësohej me njrëz adekuat, e jo me shku me marrë një rroge”, i ka thënë LajmiAL Hajredin Hyda anëtar i kryesisë së PD-së.  

“Përkundër mospajtimeve me Shaip Kamberin, me punën dy vjeçare, ai e ka merituar vendin e parë, jo si përfaqësues i partisë më të madhe, por si individ”, është shprehur Hyda.

“Dy lista vetëm se sa e komplikojnë punën. Në listë, nuk duhet të futen kandidat, që të vetmën gjë që dijnë dhe guxojnë të thon, ”mbyllne dritaren, se po na rrehë promaja!!!”, është shprehur Hyda./LajmiAL/