KONCERT PËR DITËN E MËSUESIT

0
177

Nën përkujdesjen e Komunës së Bujanocit dhe organizimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Organizatës Turistike, Ansambli nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonise së Veriut, shfaq koncert ekskluziv dedikuar Ditës së Mësuesit!

Adhuruesit e këngëve e valleve autoktone do të ndjekin për së afërmi vlerat më të spikatura kulturore e kombëtare në këtë koncert spektakolar që do të shfaq ansambli shqiptar për herë të parë në Bujanoc!

Ju mirëpresim me 7 mars në fillim në orën 17:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Spoti në linkun e mëposhtëm

https://fb.watch/bu0IcGEW3p/