Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 314 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 41 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 20 janë nga Vranja, 6 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Presheva, nga 4 raste kanë Surdulica dhe Bujanoci, dhe 2 Boseligradi.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së hënë./LajmiAL/












