Shaip,
Të vendosësh flamurin në Parlament, e të thesh marrëveshjen e parë në historinë politike të Luginës, është dyfytyrësi, hipokrizi.
Të bëhesh protagonist në kurriz të listës, për t’i rritur vetes namin, e t’ua kthesh shpindën partive politike shqiptare për shkak të mos përmbushjes së ambicieve tua, për të qenë i pari, është çregullim kompleks mental
Shaip, Lugina aq sa është e madhe, po aq është edhe e vogel për të kuptuar, njohur dhe gjykuar individ të caktuar.
Ne, gjithmonë “Kur kemi rezistuar, gjithmonë kemi fituar”. Sepse “kur jemi bërë bashkë jemi dëgjuar”, janë disa nga përallat e dëgjuara nga pikërisht personi që po shkel marrëveshjet me shqiptarët për të ushqyer egon e vet dhe të klanit me të cilët veç i ka forcuar rrënjët në shtetin Serb.
– Veli Mustafa, kryetar i degës së APN Preshevë dhe këshilltar i KK












