Të dielën Bujanoci asnjë rast me Covid-19, Presheva 3

0
173

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 141 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 30 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 21 janë nga Vranja, 4 nga Vlladiqin Hani, 3 nga Presheva dhe 2 nga Surdulica.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së dielë./LajmiAL/