Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 577 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1430 kontrolla prej tyre 1359 të rritur dhe 71 fëmijë.
Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 139 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën, 14.12.2020 ka qenë 133, prej tyre 118 të rritur, dhe 15 fëmijë.
Me test Antigjen janë kontrolluar 21 analiza, prej tyre 11 person kanë rezultuar pozitiv, nga ata 8 nga komuna e Bujanocit, ndërsa me PCR test 9 persona kanë rezultuar pozitin kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 17 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë.












